Një dru pishe ka vite që rritet në oborrin e shtëpisë së axhës së Ibrahim Rugovës. Shtëpia dhe oborri i kësaj familje në Cërcë të Istogut kanë pësuar ndryshime por e paprekur ka mbetur me dekada ajo pishë të cilën e ka mbjellur Ibrahim Rugova kur ishte fëmijë. Ky dru ka më shumë se 60 vjet që rritet, kurse familja kujdeset për të në kujtim të njeriut që u rrit si fëmijë pa prind në këtë fshat dhe u bë president i shtetit.