Në rrugën “Jusuf Gërvalla” në qytetin e Prizrenit është arrestuar një femër shqiptare- shtetase e Shqipërisë, pasi që e njëjta ka penguar policët gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
Sipas policisë, e dyshuara ka ofenduar dhe sulmuar fizikisht një zyrtare policore.
Me urdhër të prokurorit e dyshuara dërgohet në mbajtje.