Lajmet e fundit
NJë grua irakiane  vret komandantin e ISIS-it i cili e përdhunoi

NJë grua irakiane vret komandantin e ISIS-it i cili e përdhunoi

Një komandant i Shtetit Islamik është qëlluar për vdekje nga një grua irakiane pasi e kishte përdhunuar atë.

Ai e kishte detyruar gruan irakiane që të kryente marrëdhënie seksuale edhe me komandantë tjerë të ISIS’it, shkruan J.P.

Zëdhënësi i Partisë Demokratike Kurde, Saeed Mamouzini, ka thënë se komandanti i ISIS’it, i njohur me nofkën “Abu Anas” është qëlluar të shtunën afër qytetit të Mosulit.

Ende nuk dihet për fatin e gruas që ka qëlluar komandantin e ISIS’it.

Kjo nuk është hera e parë që viktimat skllave të ISIS’it veprojnë kundër agresorëve të tyre. Në gusht, një terrorist i ISIS’it kishte ekzekutuar 15 femra pasi ato kishin refuzuar të kishin marrëdhënie seksuale me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published.