Lajmet e fundit

Një i vdekur dhe tre të plagosur nga të shtënat në Universitetin e Arizonës

Një person është vrarë dhe tre të tjerë u plagosën nga të shtënat në Universitetin e Veriut të Arizonës, një institucion publik në Flagstaff, Ariz.

Zyrtari i shkollës në një llogari në Twitter raportoi për të shtënat të premten në mëngjes. Një i dyshuar është në paraburgim- tha ai, dhe viktimat janë duke u trajtuar në Flagstaff Medical Center. Nuk ka detaje të tjera  për rrethanat e të shtënave.

Sipas një deklarate në faqen e internetit Nau, thirrja e parë e policisë në lidhje me armë zjarri erdhi në at 1:20 am të kohës lokale të premten. Universiteti dhe Departamenti i Policisë Flagstaff ishin në vendin e ngjarjes. Kampusi nuk ishte i mbyllur.

Drejtoresha e marrëdhënieve me publikun e shkollës Cindy Brown tha  për Washington Post se vrasja ka ndodhur në një parking jashtë Mountain View Hall në verilindje të kampusit Flagstaff.

Brown tha se ajo nuk e di se çfarë i shkaktoi të shtënat. Ajo nuk kishte detaje rreth të dyshuarit dhe viktimave,rreth kushteve të tyre dhe nëse ata ishin studentë të shkollës apo jo,shkruan Washington Post,transmeton zeri.info

Leave a Reply

Your email address will not be published.