Nëndega e LDK-së në Dobërçan nuk ka të ndalur. Kjo nëndegë në një mbledhje të mbajtur sot ka marrrë vendim që të fus në “Kuti të Zezë” emrat e atyre që do ta votojnë Hashim Thaçin president, raporton gazeta Blic. Në njoftimin e kësaj nëndege thuhet se deri më tash janë mbledhur 435 nënshkrime të votuesve të LDK-së, ku u bëhet thirrje deputetëve që të mos e votojnë Thaçin president.
Njoftimi i plotë i nëndegës:
Ne mbledhjen e mbajtur sonte. u procesuan dhe u numëruan të gjitha fletët e peticionit.
Ne baze te numrimi kishim arritur ti mblidhnim 435 nenshkrime te votuesve te LDK-se, me te cilin peticion do ti bahet thirrje te gjithe deputeteve te LDK-se, te kthehen ne baze te elektorati i tyre, perveq deputetet Besa Gaxherri dhe Ismet Beqiri, te cilet jane deklaruar publikisht kunder vullnetit te votuesit te tyre. Emrat e ketyre deputeteve u futen ne KUTINE E ZEZE, kuti e cila te gjithe ata qe i ka brenda, do ti percjell ne cdo fushate te ardhshme elektorale. Brenda javes ne do ti dorezojme nga nje kopje te gjithe deputeteve te LDK-se, zyrtarisht ne Kuvendin e Republikes se Kosoves dhe do te fillojme pergatitjet per takim me ta. Kryesia e nendeges se LDK-se, Dobërçan.Gaz Blic