Lajmet e fundit

Një shtëpi në Istog u sulmua me bazukë, cak Gjykata

Një shpërthim i madh ka ndodhur në Istog, natën e kaluar, por Policia e Kosovës ende nuk e ka raportuar rastin. Besohet se cak kishte Gjykatën në Istog.

Burime të lajmi.net bëjnë të ditur se shpërthimi ka ndodhur nga gjuajtja me bazukë, e që ka rënë në katin e dytë të një shtëpie, kat ky i pabanuar.

Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, por i gjithë qyteti është shqetësuar me atë që ka ndodhur.
Përkundër kësaj e edhe kërkimeve të Policisë gjatë gjithë ditës, për të gjetur ndonjë shenjë se nga ka mundur të ketë ardhur arma, rasti nuk është raportuar në publik.

Lajmi.net mëson se në shtëpinë ku ka ndodhur sulmi, në katin poshtë familja ka një biznes të vogël, e ata kanë deklaruar se asnjëherë nuk akne pasur problem me askënd.

Se ka ndodhur shpërthimi e ka konfirmuar për lajmi,net zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj.
“Po rasti ka ndodhur, dhe është në hetime”, ka thënë ai, duke mos pranuar të jap asnjë detaj më shumë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.