Një varkë e cila ishte duke bartur 28 refugjatë është fundosur në afërsi të ishullit Samos në Detin Egje.
Tragjedia e refugjatëve ka ndodhur në Detin Egje dhe si pasojë kanë humbur jetën 11 persona.
Mësohet se barka e cila ishte duke bartur 28 refugjatë ishte përplasur në një shkëmb në afërsi të rajonit Galazio të ishullit
Samos dhe se ekipet e kërkim-shpëtimit kanë shpëtuar 15 persona.
Në mesin e personave që kanë humbur jetën janë edhe 4 fëmijë, ndërkohë që bëhet e ditur se trupat e dy personave të tjerë janë ende në kërkim, shkruan AA.
Operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke u bërë nga ana e rojave bregdetare greke dhe qytetarët vullnetarë.