Një vajzë në Shkodër, akuzohet për vjedhjen e një shume parash në një banesë. Dorentina Ukcenaj, 27 vjeçe, banues në Shkodër u arrestua ditën e djeshme, pas denoncimit të bërë ndaj saj. E reja dyshohet se ka vjedhur banesën e 44- vjeçarit N. Z., banues në lagjen “Mar Lula”, ku dyshohet se ka marrë një sasi prej 600 mijë lekësh të reja. Vjedhja mësohet se është konstatuar nga nëna e të dëmtuarit, e moshuara Sh.Z., e cila ka bërë dhe denoncimin në polici. Ukcenaj akuzohet për vjedhje, ndërsa në ngarkim të saj materialet i kaluan Prokurorisë së Shkodrës për ndjekje të mëtejshme.