Sot herët në mëngjes në stacionin policor në Kërçovë është burgosur R.L. nga fshati Kolibari i Kërçovës. Pas konsultimit me prokurorin publik, ai është prangosur nën dyshimin se ka kryer vjedhje dhe përdhunim të një familjareje
I burgosuri është raportuar në polici nga 39 vjeçarja N.M. nga fshati Jakrenovo e Prilepit. Ajo ka lajmëruar në polici se R.L. para dy muajve e ka kidnapuar dhe e ka ruajtur në shtëpinë e tij në Kolibari. Në atë periudhë, sipas fjalëve të viktimës, ka qenë fizikisht e torturuar dhe e dhunuar seksualisht, transmeton Zhurnal.
Ajo dje ka arritur që ta hap derën nga shtëpia ku ka qenë e mbyllur dhe me auto stop ka arritur deri në Kërçovë ku në stacionin policor e ka paraqitur veprën penale.