Pasi kryeministri Rama mbrojti ministrin e Energjitikës, Damian Gjiknuri, ndaj të cilit është ngritue së fundmi një kallëzim penal nga KLSH-ja, ka reaguar lideri i opozitës Lulzim Basha. Në një dalje për mediat Basha renditi një listë që sipas tij janë njerëz që kanë përfituar tendera nga paratë publike, përmes lidhjeve të tyre me kryeministrin Rama. Më poshtë disa prej emrave:
“Çfarë bënë: 5 miliardë ia ka dhënë ndërtuesit të sarajeve të Edi Ramës, ka dy javë që nuk thotë asnjë fjalë por e mohon edhe pse opozita e denoncon:
850 milionë lekë i janë dhënë Safet Gjicit.
320 milionë lekë i ka dhënë Pjerin Ndreut.
Miliona ka marrë kompania e Ilir Beqajt.
970 mln ka marrë kompania e Sadri Abazit, para gjaku dhe djerse dhënë pa tender e garë”, deklaroi Basha.
Sipas tij këto tendera janë dhënë pa garë. Duke u ndalur të cështja e CEZ, kreu i PD-së akuzoi Ramën se i fali 600 milionë euro cekëve dhe për më tepër ndaloi hetimet për këtë dosje. Sipas Bashës pa u zbardhur cështja e CEZ nuk do të ketë qetësi as në Parlament as në Shqipëri. Ai ripërsëriti kërkesën e opozitës për hetim ndërkombëtar.