Lajmet e fundit
Njerëzit marrin më shumë peshë duke u stresuar

Njerëzit marrin më shumë peshë duke u stresuar

Të gjithë mendojmë se mënyra më e mirë për të humbur peshë është nëpërmjet një diete. Por një studim i fundit tregon se pikërisht njerëzit marrin më shumë peshë duke u stresuar për këtë çështje.

Studimi i publikuar në Gazetën Ndërkombëtare për Obezitetin, analizon mbi 14 mijë të rritur në Mbretërinë e Bashkuar dhe në SHBA.

Studiuesit i kanë kërkuar të anketuarve se si e perceptojnë peshën e tyre dhe zbuluan se ata që thoshin se ishin mbipeshë ishin më të predispozuar për të ngrënë më shumë e për pasojë të bëheshin edhe më të shëndoshë.

Kjo ka rezultuar të jetë e vërtetë, pavarësisht se sa i shëndoshë ishte aktualisht personi, dhe studiuesit arritën në përfundimin se kjo është një çështje e vetëpërmbushjes së profecisë. Në Europë, Mbretëria e Bashkuar ka nivelin më të lartë të obezitetit. Sipas NHS, niveli i obezitetit është trefishuar në 30 vitet e fundit dhe më shumë se gjysma e popullsisë do të jetë obeze më 2050.

Leave a Reply

Your email address will not be published.