Të gjithë i njohim njerëzit të cilët pëlqejnë t’i shpërndajnë fjalët e urta inspiruese në Instagram dhe Facebook. Jo të tyre sigurisht – por i gjejnë në Google dhe fotografia thjesht i dukej e bukur.
Pra, herën tjetër kur njëri nga ta ju del në “timeline” të facebook-ut tuaj, mund ta ndjeni veten komodë, duke e ditur se njerëzit që i shpërndajnë fjalime frymëzuese kanë tëndencë të jenë më pak inteligjentë.
Hulumtuesit i kanë marrë në pyetje 845 vullnetarë dhe më pas i kanë kërkuar që të bëjnë disa teste rreth njohurive.
Studimi ka zbuluar se njerëzit që janë më të hapur ndaj postimeve të tilla, arrijnë pikët më të ulëta në këto teste.
Sipas tyre, ata janë po ashtu edhe më të prirur që të besojnë në gjërat paranormale dhe teoritë konspirative.