Me lindjen e diellit fillon edhe puna e tij, ndërsa përfundon me perëndimin e diellit. Fillimi dhe mbarimi i ditës nëpër rrugët e qytetit ka bërë që ai të jetë i njohur për qytetarët e Gjilanit. Ai njihet si i veçanti i qytetit.
Këmbët, edhe pse nuk i lëvizin, nuk e pengojnë të punojë sikur të gjithë njerëzit e tjerë. Ai, çdo ditë, mirëmban rrugët e qytetit të Gjilanit. Punëtor plot vullnet, 49 çmime-vendi i parë në atletikë në Kosovë, i vetmi nga personat me aftësi të veçanta që merr pjesë në olimpiadë, basketbollist i dalluar, ky është Avdil Ibishi, qytetar i Gjilanit .
KosovaPress sjell rrëfimin e personit i cili që nga mosha shtatë vjeçare është me nevoja të veçanta. Gjendja e tij fizike, 46 vjeçarinnuk e pengon atë që të jetë aktiv në disa sporte, punëtor si mirëmbajtës i qytetit të Gjilanit dhe plot dëshirë dhe gatishmëri që t’u ndihmojë tjerëve.
Dëshira e madhe për të qenë i pavarur dhe i barabartë me të tjerët bëri që Avdili të vazhdojë shkollën fillore në moshën 34 vjeçare, deri sa për dallim nga ai, shokët e tij të klasës ishin të moshës 8 vjeçare.Përfundimi i shkollës fillore në moshën 38 vjeçareAvdilin e ka bërë krenar dhe njeri me shumë vullnet për të vazhduar sukseset e tjera të jetës.
Derisa tregoi për ndërprerjen e shkollës në Bujanovc dhe ardhjen e tij në qytetin e Gjilanit, Avdili rrëfen edhe për momentin kur për herë në Gjilan takoi persona me nevoja të veçanta.
“ Ditët e para që unë jam regjistruar në shoqatën HANDIKOS kanë qenë në vitin 2001 ku në atë botë, në lagjen ‘Gavran’ për herë të parë i takoj njerëzit me aftësi të kufizuara dhe kështu që ndalem dhe bisedojë me ta. Ka qenë Remzi Kqiku me stafin e tij dhe më lusin që të shkojë ta pijë një kafe në zyret e HANDIKOS-it dhe vendosaqë të shkojë ta pijë një kafedhe të bisedojë m e ta.Pak u ndjeva, nuk isha në dije për çështjen e aftësisë së kufizuara por në ndërkohë ata dalngadalë duke më afruar ngat vetës dhe duke u munduar që me mish dhe shpirt të më kenë afër vetit, vendosa që dy herë në javë të shkojë në zyret e HANDIKOS-it.Kështu ata dalngadal ëmë afruan një mbështetje shumë të madhe, më integrua”, u shprehë ai.
Pas anëtarësimit në HANDIKOS, përveç përfundimittë shkollës fillore, sukseset në jetën e Avdilit fillojnë të prekin edhe në fushat e tjera. Ai vazhdon të shpalos jetën e tij duke treguar për fillimin e tij në jetën sportive.
“Në vitin 2002 kur më thërrasin dhe më thonë se duhet me marrë pjesë në një turne të basketbollit në Vushtrri. Nuk e kisha paramenduar që unë do të ulesha në karrocë dhe do t’i arrija a to suksese sepse ata me të vërtetë ishin shumë të rëndë, për mendimin tim të pa realizueshme. Por fal njerëzve të cilët më dhanë instruksione brenda HANDIKOS-itdhe të cilët kishin pasur përvojë në atë lëmi të sportit, unë për një kohë shumë të shkurtë , brenda nëntë muajve arrita të sjell medaljenë komunën e Gjilanit që janë të panumërta”, rrëfen ai.
Aktivitete sportive për Avdilin nuk kufizohen vetëm me basketboll. Edhe pse nuk mund të ecë ai është notues pasionant. Fillesat e tij në not ai i përshkruan të mbushura me pasiguri por që bën ta mundin atë.
“Aktivitete sportive vazhduan pothuajse pa ndërprerë hiç. Hera e parë kur ka qenë një eksperiencë shumë e mirë,e përshëndes një profesor të edukatës fizike, i cili në pishinën në Uglar , e kishin organizuar për të marrë pjesë ne dhe unë kurrsesi nuk mundesha ta pranoj se mundem me notu.Më beso që vetëm me një ndihmë shumë të vogël të trajneri arrita që brenda ditës të notoj tërë ditën, duke shëtitur herë në atë anë herë në këtë anë.Kështu që ajo ishte një thirrje e barrierave që kisha ndaj ujit”, tregon Ibishi.
Motivi i tij për punë i ka mundësuar Avdilit që tani të bëjë më shumë se një punë, kryetar i Klubit Të Basketbollit me Karroca “Drita”, në Gjilan, kryetar i bordit të shoqatës “HANDIKOS” si dhe punëtor i kompanisë “Ecohigjena”.
Krenari e madhe për të është kur në fund të muajit merr pagën e fituar nga puna e tij e palodhshme. Ai shprehet i kënaqur që punën që bënë arrin që edhe të jetë kontribuues i shtetit dhe nuk është rast social.
Për vullnetin, motivin, dëshirën e madhe për punë të Avdilit tregoi edhepersoniqë i qëndron pranë atij, në çdo situatë, menaxheri i HANDIKOS-it, në GjilanFatmir Shurdhani. Ai e cilëson Avdilin shembull për të gjithë të tjerët.
“Avdil Ibishi është një personalitet i veçantë për personat me aftësi të kufizuara .E them se është i veçantë sepse ësh të njeri që ka shumë karakteristika. Ai më tërë qenien e vet është i barabartë në shoqëri, ka një elentë të jashtëzakonshëm.Them ka një elan të jashtëzakonshëm sepse ështëshumë i paprinueshëm, është i gjindshëm në çdo situatë pavarësisht barrierave, sfidave, problemeve Avdilii ka arritur dhe i ka tejkaluar. Puna e Avdilit është shembull për të tjerët”, tha Shurdhani.
Avdil Ibishi aftësitë e tij në sport i ka treguar shumë herë edhe në organizimet jashtë vendit. Ai ka marrë pjesë në gara të basketbollit në Shqipëri dhe në Slloveni, ku gjithmonë është kthyer me trofe. Për të mundësuar që sukseset e tij dhe të KBK “Drita” çdo herë e më shumë të jenë më të mëdha ai kërkon nga komuna e Gjilanit më shumë përkrahje për të dhe të gjithë personat me nevoja të veçanta