Sondazhi i gazetës TemA online më 31 dhjetor, ka nxjerr fitues Albin Kurtin, lideri i vetvendosjes në Kosovë për shkak të rezistencës që po i bën qeverisë së Kosovës lidhur me ratifikimin e Marrëveshjes me Serbinë dhe kufirin me Malin e Zi.
Deri ne fund të garës udhëhoqi Kryetari iBashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili ka pasur një konkurrencë të fortë, fillimisht trajnerin e Kombëtares Giani De Biazi, i cili udhëhoqi për disa orë garën dhe në mbasdite liderin e “Vetvendosjes” Albin Kurti.
Por ora e fundit ka qenë vendimtare. Rreth 800 votues nga Kosova Gjermania e Zvicera kanë përcaktuar fituesin e tyre Albin Kurti.
Veliaj u nominua nga redaksia e gazetës si fitues i zgjedhjeve të Qershorit në Tiranë me rezultatin më të thellë të gjithë kohërave, por shumica e votuesve duket se kanë vlerësuar tek ai, sidomos punën për zbukurimin e Tiranës për festa dhe vemendjen për problemet e vogla të qytetit.
I treti për nga popullariteti renditet trajneri i Kombëtares Giani De Biazi, i cili ka arritur një fitore historike duke e futur Shqipërinë në Kampionatin Evropian.
I katërti është amabsadori i SHBA në Tiranë, Doanld Lu, i cili është vënë në qendër të vemendjes për shkak të protagonizimit të tij, lidhur me reformën në drejtësi dhe kthimin e tij në një target sulmesh nga media dhe politika për shkak të gjuhës së ashpër dhe të drejtpërdrejt.
I pesti duhet se është deputeti socialist Ben Blushi të cilin e kemi nominuar si zë kritik brenda Partisë Socialiste. Blushi është pasuar nga një disident tjetër i së majtës, pedagogu Arlind Qorri, një i ri i frymëzuar nga e majta radikale, tip “Syrizia”, tepër familjar me idetë marksiste dhe i vendosur të anagzhoj të rinjtë në një lëvizje të tillë.
Pas tij vjen një tjetër kritik i ngjashëm i së djathtës, Gjergj Bojaxhi që ka ngjall interes me kandidimin e tij si i pavarur, në zgjedhjet e Qershorit 2015 në Tiranë me një rezultat të kënaqshëm.
Më pas vjen poetja Rita Petro, e cila ka bërë zhurmë me librin e saj me poezi “Vrima”, i cili është vlerësuar me çmimin kombëtar “Lumo Skëndo”, nga Ministria e Kulturës.
Më pas vjen Astrit Patozi, si një nga zërat kritikë më racional dhe më të fort të opozitës në parlament dhe në fund Shinasi Rama, një nga ish drejetusit e Lëvizjes Studentore që jeton në SHBA, për shkak të vemendjes që ai ka për Shqipërinë dhe qëndrimet kritike ndaj poltikës shqiptare.