Lajmet e fundit

Njeriu që qëlloi Papa Gjon Palin II, vëndos lule mbi varrin e tij

Turku Mehmet Ali Agça ishte personi që tentoi të vriste Papa Gjon Palin II në vitin 1981. Agça ka ka vëndosur trëndafila të bardhë në varrin e Papës së ndjerë në Vatikan.  Kjo ishte vizita e parë në Vatikan që pas sulmit të tij mbi Gjon Palin e II-të.

Agça ka kryer 19 vite burg në Itali për sulmin e kryer ndaj Papa Gjon Palit të II-të, edhe pse ky i fundit e vizitoi në burg dhe e fali atë.

Në atë kohë Papa u plagos me një plumb që i kaloi përmes barkut të tij dhe një tjetër që për pak do t’i kishte prekur zemrën. Ndërkohë, zyrtarët e Vatikanit refuzuan për të dytën herë kërkesën Agças për një takim ballë për ballë me Papa Françeskun.

Leave a Reply

Your email address will not be published.