Një vajzë 9 vjeçare është vrarë nga njerku i saj, i cili më pas hodhi trupin e saj në furrë zjarri.
Njerku vrau vajzën për një arsye bizare- sepse ajo hëngri një copë torte.
Ngjarja ka ndodhur diku në Rusi, raporton The Sun, transmeton lajmi.net.
Policia ka arrestuar njerkun pasi ai ka rrëfyer për ngjarjen dhe ka treguar se si kishte vrarë vajzën.
Njerku e vra vajzën 9 vjeçare, pasi e kishte përplasur fortë për muri dhe më pas e dogji trupin e saj, me qëllim që të fshehte krimin.
Shërbimet sociale ishin alarmuar pasi vajza ishte zhdukur. Prindërit kishin fshehur krimin, me qëllim që të merrnin ndihmë sociale në emër të vajzës.
Edhe nëna por edhe njerku i cili ka pranuar se ka kryer këtë krim, janë arrestuar nga policia në Verki të Rusisë./lajmi.net