Lajmet e fundit

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani, potencoi se Agjencia Kosovare e Inteligjencës është mirë të largohet nga debatet publik sepse ka pasur shumë skandale. “Aspekti tjetër është se ende ka skandale, ka skandale tjera por nuk dihen. Rasti i Kumanovës ka rrjedhë nga AKI, edhe pse ende nuk dihet si ka rrjedh informacioni. Ende nuk ka përfundim të reformave në AKI, pra AKI ende funksionon me Ushtrues Detyre”, theksoi Ramadanim në emisionin Puls të KTV-së, ku të ftuar të gazterait Mefail Bajqinovci ishin edhe Skender Perteshi nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë dhe Visar Sutaj nga KDI. Ndërkaq, drejtuesi i emisionitm gazetari Mefail Bajqinovci publikoi edhe një informacion në lidhje me një tender njëburimor prej rreth 1 milion euro që kishte të bënte me rregullimin e oborrit të AKI-së. Ramadani dhe Perteshi thanë se nëse ky fakt qëndron, do të ishte një prej skandaleve më të mëdha. Tutje, Ramadani tha se shërbimi korrektues apo burgjet janë në gjendje skandaloze të cilat më së shumti e kanë dëmtuar Kosovën duke e kthyer vendin në një shtet të brishtë, “duke ndërtuar shtëpi brenda burgjeve, duke i pa të burgosurit nëpër restorante dhe spitale”. Sutaj tha se lufta kundër krimit dhe korrupsionit nuk bëhet me tryeza të rrumbullakëta. Skender Petreshi tha se rreziku nga ekstremizmi dhe terrorizmi është i nivelit të mesëm, e jo në nivel të lartë. Ramadani në fund potencoi se tek institucionet e sigurisë në Kosovë është një logjikë e mbivlerësimit të rrezikut. “Është e panevojshme dhe aksioni përmes njësitit FIT në Vetëvendosje, dhe kjo pastër tregon mënyrën joprofesionale të vlerësimit të rrezikut. Në çfarëdo situate kemi pasur mbivlerësim të rrezikut”, u shpreh ai.

Lista Serbe, e cila është pjesë e koalicionit qeverisës, nuk do ta votojë krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës.

Ky ishte edhe qëndrimi i kësaj partie qëkur është përmendur krijimi i ushtrisë së Kosovës. Por javën e kaluar ministri i FSK Haki Demolli kishte thënë se janë përafruar qëndrimet me Listën Serbe, që deputetët e kësaj partie të votojnë pro amendamenteve që mundësojnë shndërrimin e FSK-së në ushtri.

Por Ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiq, pjesë e Listës Serbe, ka thënë në konferencën përmbyllëse vjetore të Ministrisë që drejton, se nuk janë të gatshëm t`i votojnë Forcat e Armatosura të Kosovës.

“Kemi biseduar tri herë për këtë temë me partnerët e koalicionit dhe kjo çështje tani për tani nuk është prioritet. S`kemi asnjë kusht për Forcat e Armatosura të Kosovës, as ndonjë plan për batalion serb aty. Thjesht nuk e votojmë”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.