Lajmet e fundit

Nju Jorku prezanton masa të rrepta sigurie për Natën e Vitit të Ri

Kryetari i Nju Jorkut, Bill de Blasio, ka thënë se këtë, natën e Vitit të Ri, Nju Jorku do të prezantoj masa më të rrepta sigurie se viteve paraprake për shkak të situatës dhe rrezikut nga terrorizmi në shtetet perëndimore.

“Dua ta dinë dhe ta kuptojnë të gjithë se Policia e Nju Jorkut është në gjendje gatishmërie, se këto masa që do të aplikohen natën e Vitit të Ri, do të jenë më serioze se kurdo herë”, ka thënë ai, transmeton KosovaPress.

Ai po ashtu ka thënë se njujorkezët mund të llogarisin në një njësi speciale kundër-terrorizëm, që përbëhet nga 500 agjentë, njësi e formuar në mesin e muajit dhjetor të këtij viti.

Sipas tij, qytetarët e Nju Jorkut nuk duhet të kenë frikë nga asgjë, pasi Policia e Nju Jorkut do t’i mbrojë ata gjatë kremtes së Vitit të Ri. /KosovaPress/

Leave a Reply

Your email address will not be published.