Lëvizja Vetëvendosje, dje në orët e mbrëmjes, raportoi për arrestimin e aktivistit të saj, Nol Nushi, nga policë civilë të Kosovës.
Ndërkaq, Policia e Kosovës, sot ka raportuar për këtë rast duke thënë se i dyshuari është arrestuar në sheshin “Skënderbeu” të Prishtinës, ndonëse nuk ka përmendur emrin e të arrestuarit.
“Lidhur me rastin, më 26.12.2015, ora 23:00, pas hetimeve të zhvilluara është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull K/shqiptar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin për media të Policisë së Kosovës.
Ndërkaq, sipas Policisë, ndaj Nushit rëndon akuza për “pjesëmarrje në turmë- huliganizëm”.
Kurse Vetëvendosje mbrëmë tha se kjo mënyrë e të vepruarit “paralajmëron fundin e kësaj Qeverie”.