Lajmet e fundit

Nominimin për Oskar i filmit “Shok”, shokon mediat serbe

Nominimi i filmit kosovaro-britanik “Shok” për çmimin Oskar ka shqetësuar opinionin serb.

E përditshmja serbe “Kurir”, nominimin për Oskar të këtij filmi e ka quajtur propagandë shqiptare që po bëhet në Hollywood.

Filmi që shfaq ndikimin e luftës së fundit në Kosovë në jetën e dy djemve të rinj, është nominuar për çmimin “filmi më i mirë aksion i metrazhit të shkurtër”, ka shkruar kjo e përditshme.

Filmi 21-minutësh shënoi moment historik në kinematografinë kosovare, pasi kjo është hera e parë që një film me aktorë dhe realizues shqiptarë, ia del të nominohet në Akademinë prestigjioze për çmimet Oskar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.