Këngëtarja Nora Istrefi ka gati projektin e saj të ri, i cili pritet të jetë hit.
Pas disa projekteve të suksesshme, duket se për Norën po vjen një hit.
Kënga e re e Nora Istrefit është e përfunduar shkruan Abc.al
Kënga është punuar nga Massive Production, nga producenti i shumë hiteve, Nurteel dhe partnerin e tij Granit Gashi.
Tekstin e këngës e ka shkruar Era Istrefi.
Kënga është në fazën finale dhe është dërguar jashtë vendit për miksim.
Pritet që shumë shpejt të fillojnë xhirimet për klipin e ri dhe ky projekt do ta startojë fuqishëm vitin e ri për Norën shkruan Abc.al