Lajmet e fundit

Norvegjia forcon rregullat për azil

Ligjet emergjente për shtrëngimin e rregullave të azilit në Novergji ka hyrë në fuqi që nga dita  e premte, ndërsa qeveria po përpiqet të frenojë numrin e madh të azil-kërkuesve.

Vendi Nordik me 5.2 milionë banorë, i cili është anëtar i zonës Shengen, pret që gjatë këtij viti të marrë rreth 35 mijë kërkesa për azil, transmeton Kosovanews.info

“Debatet mbi refugjatët kanë ndryshuar ndjeshëm, pas dikutimeve që janë bërë rreth problemeve që sjellin refugjatët dhe emigrantët,” tha Johannes Bergh.

Rregullat e reja të cilat do të jenë në fuqi për dy vite, do të bëjnë më të lehtë refuzimin e azilit per personat që nuk përmbushin kërkesat për azil.
Numri i azilkërkuesve që kërkojnë azil në Norvegji mbetet i vogël në krahasim me vendet tjera europiane.
Por, sipas statistikave, numri po rritet në mënyrë të shpejtë, ku më shumë se 4000 njerëz kanë hyrë në Norvegji vetëm në këtë vit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.