Tenisti serb me famë botërore Novak Gjokoviq nuk e ka nënshkruar peticionin e organizuar në Serbi kundër pranimit të Kosovës në UNESCO.
Të paktën kështu del nga një letër që sportistit me orgjinë nga Kosova ia ka dërguar anëtari organizatës “28 Jun” (28 qershori) Filip Jankoviq, raporton Kurir i Beogradit, transmeton Koha.net.
Organizata 28 Jun ka kohë që e ka filluar nënshtrimin e këtij peticioni.
Herën e parë, më 21 tetor, në Paris, kur Këshilli Ekzekutiv i UNESCO-s mori vendimin që me shumicë votash (27 për, 14 kundër dhe 14 të përmbajtur) ta procedojë kërkesën e Kosovës për anëtarësim, peticioni nuk bëri punë.
Kërkesa e Kosovës për anëtarësim në UNESCO do të votohet në Konferencën e Përgjithshme që mbahet nga 3 deri më 18 nëntor.