Ikin vitet dhe rriten vajzat.
Këngëtarja e njohur Alma Bektashi, njëkohësisht pedagoge e kantos në Universitetin e Prishtinës, ka postuar para ca kohësh, në ditëlindjen e 18-të të së bijës një foto dhe një urim ku dhe ajo vetë shpreh habinë sa shumë është rritur e bija.
Të tjerët janë habitur edhe më shumë, edhe sepse Alma është gjithmonë në formë dhe ka një karakter unik e modern edhe në look, që vështirë të të bëjë ta mendosh si mamanë e një 18 vjeçareje.
Por vitet ikin. Anisa, që ka edhe një vëlla më të vogël, tashmë është një vajzë e rritur.
Alma Bektashi, e lindur në Kosovë, vazhdon të jetojë atje, pas studimeve që kreu në Tiranë, ku u njoh dhe u martua me bashkëshortin e saj nga familja Stafa.