Lajmet e fundit

Nuk do ta besoni se si e fitoi veturën e parë presidenti rus Vladimir Putin [FOTO]

Ky është koleksioni personal i veturave të presidentit rus Putin.

Vetura e parë e presidentit rus Vladimir Putin, ka qenë një Zaporozhets, që aso kohe ishte vetura më e lirë në tregun rus, transmeton Express. Putin këtë veturë e mori në vitin e tretë të studimeve. Këtë veturë e kishte fituar në lotari nëna e Putin e cila më pas i dhuroi atë djalit të saj.

Sot Putin ka një koleksion veturash ruse si Lada Kalina me vlerë rreth 5,000 USD, Niva me vlerë 4,200 USD dhe një Volga GAZ-21 e vitit 1956 vlera e së cilës bazuar në gjendjen teknike mund të shkoj deri në 10,000 USD.

Putin e vozitë më së shumti veturën Lada Kalina e cila ka të montuar sistemin GLONASS (GLObal NAvigation Satellite System) si dha pajisje tjera moderne. Putin e ble veturën Niva në vitin 2009 dhe me të udhëtoi për të takuar presidentin turk Recep Tayyip Erdogan.

Putin çdo herë ka qenë i lidhur me veturat ruse. Në vitin 2005 ai doli për shëtitje me presidentin George W. Bush me veturën e tij Vilga GAZ-21 të vitit 1956.

Pjesë e koleksionit të veturave jo-ruse janë Mercedes-Benz S 600 Guard Pullman me çmim pre 1,620,000 USD dhe Mercedes-Benz Gelandewagen me çmim prej 434,000 USD.

Leave a Reply

Your email address will not be published.