Fundjava është momenti kur të gjithë na lejohet pak argëtim, nëpër clube dhe festa. Të shumtë janë personazhet e njohur, që vazhdimisht postojnë në profilet e tyre në rrjete sociale, foto nga netët e tyre të argëtimit, duke i ndarë me fansat.
Një gjë të tillë e ka bërë dhe modeja shqiptare që jeton në Amerikë, Anxhela Martini. Bukuroshja ka vendosur në Insagram një foto ku duket se pasi ka shijuar festën, dëshiron ende të argëtohet. Dhe çfarë bën ajo në orën 5 të mëngjesit?
Luan bowling!
Ndoshta nuk do ta kishit imagjinuar kurrë Anxhëlën duke praktikuar një lojë të tillë, aq më pak në orën 5 të mëngjesit, por me sensualitetin që e karakterizon edhe në këtë foto, ajo bën “Strike!