Lajmet e fundit

Nuk do të ketë riformatim të Qeverisë

qeveria-2015-e1451483127755Partia Demokratike nuk do të pranojë riformatim të pjesshëm të Qeverisë.
Nëse këtij procesi do t’i nënshtrohet Kabineti qeveritar, atëherë kërkesë e subjektit kryesor në pushtet është të gjithë partnerët e koalicionit të preken nga ky zhvillim, shkruan sot Koha Ditore.
Hajredin Kuçi, nënkryetar në PDK dhe ministër i Drejtësisë, i ka thënë gazetës se për këtë çështje do të vendoset ndërmjet kryetarëve të partive kryesore që e drejtojnë Ekzekutivin.
Burime të gazetës kanë theksuar se ndërkombëtarët nuk janë aspak të kënaqur me performancën e Kabinetit qeveritar dhe se këtë ia kanë bërë të ditur edhe vetë kreut të Ekzekutivit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.