Lajmet e fundit

Nuk e fton askush në takim

Kate Upton e ka pranuar se dëshiron të duket seksi. Por a mbështesin prindërit në karrierën e saj?

Bukuroshja, 23-vjeçare, me sukses po e ndërton karrierën e saj të modeles dhe thjesht po kënaqet në këtë. Mirëpo, deri para disa viteve, ajo ka bërë një jetë tërësisht të thjeshtë. “Kurrë nuk kam qenë në qendër të vëmendjes.
Jam rritur në Floridë ku njerëzit të relaksuar ecnin vërdallë në sandale dhe pantallona të shkurtër. Nuk e përcillja modën dhe e tërë kjo ka ndodhur në mënyrë spontane dhe tani vërtetë jam duke e bërë një punë që e dua”, ka thënë Kate.

Dhe suksesi i saj ka lulëzuar brenda natës. Kolegët e saj të shkollës thonë se ajo gjithmonë e ka pasur një pamje prej “mashkulli” dhe asnjëherë nuk ka qenë e popullarizuar. Rregullisht ka shkuar në kishë dhe hobi më i preferuar ka qenë kalërimi i kuajve.
Edhe pse sot meshkujt nga e mbarë bota çmenden pas bukuroshes, ajo në të kaluarën të shumtën e kohës e ka kaluar në shtëpi, sepse askush nuk e ftonte në takime. Mirëpo, prindërit e saj gjithmonë e kanë mbështetur. “Para se të marr ndonjë vendim të madh për punën, gjithmonë bisedoj me prindër. Nuk ju kërkoj leje, por ua shpjegoj se është diçka që dëshiroj ta bëj dhe ata e kuptojnë këtë”, ka sqaruar ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published.