Lajmet e fundit
Nuk e shohin njësoj Marrëveshjen e Brukselit

Nuk e shohin njësoj Marrëveshjen e Brukselit

mustafa-vuqiqPër marrëveshjen e arritur për drejtësinë zyrtarët serbë kanë dhënë informata të ndryshme. Pala serbe që po e ndjen vetëm fitimtare nga kjo marrëveshje thotë se me arritjen e marrëveshjes fiton Serbia dhe serbët e veriut.
Ndryshe nga kryeministri i Kosovws, Isa Mustafa, që ka thënë se nuk do të hapen tema të reja pa shuarjen e strukturave paralele, kryeministri serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se në vazhdim do të diskutohen edhe pasuritë e Serbisë në Kosovë.
Ai u ka thënë medieve serbe se pariteti i gjyqtarëve në pjesën jugore të Mitrovicës sipas marrëveshjes do të jetë 14 me 11 në favor të gjyqtarëve shqiptarë, kurse në pjesën veriore kryetari i Gjykatës do të jetë serb, raporton KTV.
Struktura e gjykatësve, sipas tij, është më e favorshme për serbët në krahasim me strukturën etnike të rajonit të Mitrovicës.
Po sipas Vuçiqit, në gjykatë do të punojnë numër i barabartë prokurorësh shqiptarë e serbë, përkatësisht nga nëntë prej secilës palë. I kufizuar në dhënin informacioneve sa i përket përmbajtjes së marrëveshjes është treguar edhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi.Nga Brukseli ai ka thënë vetëm se me marrëveshje parashihet integrimi i sistemit të drejtësisë në çdo pjesë të Kosovës. Marrëveshjen e ka përshëndetur ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson. Ndërkohë të dëmshme e të fshehtë po e quan këtë marrëveshje lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti .koha

Leave a Reply

Your email address will not be published.