Lajmet e fundit

‘Nuk është dashur të largohet Mourinho, por lojtarët’

John Terry i ka dalë në mbrojtje Jose Mourinhos, duke thënë se ai nuk e meritonte të shkarkohej nga Chelsea

Terry ka deklaruar se ata që është dashur të largohen nga ‘Stamford Bridge’, janë lojtarët të cilët kanë treguar formë të dobët në këtë edicion.

Mbrojtësi anglez ka thënë se disa prej tyre janë me fat që ndodhen akoma në klub,  nga Daily Mail.

“Po të ekzistonte mundësia që të largoheshin disa lojtarë, jam i sigurtë që klubet do ta bënin këtë, fatkeqësisht gjithmonë e pësojnë menaxherët dhe s’mund të bëjmë asgjë për këtë”, tha Terry.

Kujtojmë që Cesc Fabregas, Diego Costa dhe Eden Hazard, u vërshëllyen në ndeshjen e fundit ndaj Sunderland nga tifozët e Chelseas.

Leave a Reply

Your email address will not be published.