Lajmet e fundit
Nuk gjendet as pas 17 ditëve

Nuk gjendet as pas 17 ditëve

Ka 17 ditë që Vezire Gashi është zhdukur pa gjurmë dhe nuk po gjendet askund. 35 vjeçarja është nënë e katër fëmijëve, ku së bashku me ta dhe bashkëshortin ka jetuar në njërën prej tri banesave kolektive në Skenderaj.

Bashkëshorti i Vezires, Sedat Ngucati, ka thënë se rasti është paraqitur në polici, por që deri më tani nuk ka asnjë informatë për vendndodhjen e saj. Ai ka frikë se bashkëshortja e tij mund të jetë viktimë e trafikimit.

Nguacti ka kritikuar edhe organet e rendit, të cilat sipas tij nuk janë duke hetuar seriozisht këtë rast. “Pas tri ditëve kam shkuar në polici, në Skenderaj dhe e kam lajmëruar rastin dhe prej atëherë asgjë nuk ka. Kemi katër fëmijë, për të cilët nuk ka kush të kujdeset”, thotë Sedati. E megjithatë atij i është ngjallur shpresa se gruaja e tij është e gjallë pasi që një ditë e ka pasur një thirrje nga një numër telefoni i operatorit IPKO, shkruan “Tribuna”.

“Të premten më 24 tetor, kur isha duke menduar se çfarë të bëj, më ka ardhur një zile në telefon, nga numri i telefonit 049-658-226. E kam thirr këtë numër ku më është paraqitur vetëm zëri i saj duke më thënë se ‘nuk po më lanë me folë’. Kam thirr edhe një herë dhe u paraqit një burrë, i cili më tha ‘harroje këtë numër të telefonit, mos thirr më’. Kam dashur t’i them gruas që të bëjë përpjekje të ikë dhe të shkojë në polici, nëse është kidnapuar, por ata nuk e lanë të flasë. Desha t’i them se fëmija i vogël është i sëmurë, por nuk arrita”, shprehet Sedati, tejet i brengosur.

Leave a Reply

Your email address will not be published.