Lajmet e fundit

Nuk ka “rinegociim” për Asociacionin (Video)

Bashkimi Evropian ka marrë parasysh vendimin e Gjykatës Kushtetuese që ka të bëjë me vlerësimin e parimeve për themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së komunave me shumicë serbe.

Gjykata Kushtetuese është shprehur se AsociacioniBashkësia e komunave me shumicë serbe do të krijohet siç parashihet me Marrëveshjen e Parë, në përputhje me Kushtetutën.

BE pret që të gjitha palët ta respektojnë këtë vendim ashtu që akti ligjor i Qeverisë së Kosovës për zbatim të kësaj Marrëveshjeje dhe Statuti pasues të përgatiten sa më shpejtë që është e mundur.

“Sa i përket dialogut, të dy palët diskutojnë zbatimin e të gjitha çështjeve në kontekst të dialogut dhe normalizimit dhe ato bijnë dakord se si të vazhdohet më tutje, duke adresuar të gjitha çështjet. Pra mund të shqyrtojnë gjendjen e zbatimit të të marrëveshjes së Brukselit dhe marrëveshjes së gushtit, siç kanë bërë edhe më parë”, ka shkruar Maja Kocijançiq Zëdhënëse e BE-së.

Takimi i ardhshëm i nivelit të lartë ndërmjet kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa dhe atij të Serbisë Aleksandër Vuçiq, sipas Kocijançiq është paraparë të realizohet në fillim të vitit 2016./Gazeta Tribuna/

Leave a Reply

Your email address will not be published.