Lajmet e fundit

“Numri i vogël i prokurorëve nuk duhet të jetë arsyetim për punë joprofesionale”

Kryeprokoruri Aleksandër Lumezi ka kërkuar nga prokurorët, në Konferencën vjetore të prokurorëve të shtetit, që të jenë efikas, të palodhur, të pandikuar dhe ta përfaqësojnë denjësisht institucionin e akuzës.

Kryeprokuroi i shtetit, Aleksandër Lumezi, në Konferencën vjetore të prokurorëve të shtetit, ka thënë se prokurorët duhet të jenë më të kujdesshëm në punën e tyre.

Ai ka kërkuar përfaqësim të denjë të institucionit të akuzës në të gjitha rastet, ndërsa ka thënë se ka shpresë në prokurorët e shtetit dhe punën që ata bëjnë, njofton Klan Kosova.

“Prokurorët gjatë zbatimit të hetimeve duhet të jenë më efikas, mos t’i kapin cështjet post-factum ose post-mortum”.

“Nga të gjithë ju kërkoj një përfaqësim sa më dinjitoz të akuzës në procese gjyqësore dhe një rol më aktiv para gjykatës”.

“Unë shpresoj në këtë prokurori dhe kjo shpresë është duke u treguar me ngritjen e akuzave kundër krimit dhe korrupsionit. Kështu do të krijojmë një shtet ku krimi luftohet”.

Lumezi ka kërkuar nga prokurorët që të jenë garant i lirive të qytetarëve, duke zvogëluar kështu numrin e gabimeve dhe rritur punën.

“Ju duhet t’i siguroni të gjithë qytetarët e Kosovës që nuk do të merren në përgjegjësi penale pa të drejtë”.

“Të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm që besimi dhe sinqeriteti mes prokurorëve, kryeprokurorëve dhe organeve tjera është shumë me rëndësi”.

“Duhet të përpiqemi që në adresë të prokurorit të shtetit të vij një numër sa më i vogël i kritikave të justifikuara”.

Kryeprokurori po ashtu ka thënë se institucioni i akuzës do të qëndrojë i pandikuar, por i gatshëm për të marrë këshilla.

“Jemi të hapur për sugjerime, por do të bëjmë dallimin mes ekspertit dhe eksperimentit, mes këshillës dhe ndikimit politik”.

“Gjatë nëntë muajve vlera e pasurisë së sekuestruar – e fituar në mënyrë të paligjshme – kap vlerën rreth 20 milionë euro”.

“Sot do të zgjedhim anëtarët e rinj nga prokurorët në Këshillin Prokurorial të Kosovës”.

“Numri i vogël i prokurorëve nuk duhet të jetë arsyetim për punë joprofesionale”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.