Lajmet e fundit

Nxënësit e fillores në Kili lexojnë versionin erotik të Kësulëkuqes

Një version erotik i Kësulkuqes është dërguar për shitje në qindra librari shkollash fillore në Kili. Për këtë arsye, drejtuesit e lartë të arsimit kanë premtuat hetim të thellë në lidhje me këtë ngjarje.

Kryebashkiaku i Rio-Buenos Luis Reyes, e ka konsideruar versionin +18 të përrallës si “një libër që shkakton dëme të pariparueshme tek nxënësit”.

Reyes është shprehur “Aty përshkruhet me detaje përdhunimi i një vajze të mitur dhe kjo gjë nuk ndihmon në edukimin e fëmijëve”.

Sipas medieve të huaja, kopje të versionit erotik të Kësulëkuqes janë gjetur në 283 shkolla në të gjithë Kilin dhe ministrja e Arsimit të vendit amerikano-latin premtoi se përgjegjësi i shpërndarjes së këtyre kopjeve do të vihet shpejt para drejtësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.