Nxënësit e Prishtinës duan lirimin e Ismail Morinës, i njohur si Ballisti.
Sot nuk ka qenë një ditë e rregullt për nxënësit e Prishtinës, të cilët në vend të mësim kanë vendosur të dalin dhe të protestojnë për Ismail Morinën – Ballistin.
Ballisti ishte arrestuar me 7 tetor nga policia shqiptare, pasi ishte gjetur në veturën e tij me dy revole dhe me një numër të madh të fishekëve.
Ai tashmë është paraqitur edhe para gjykatës, ku rrezikon mbi 7 vite dënim me burg.
Por, kjo nuk u ka pëlqyer aspak shqiptarëve, të cilët dje protestuan në numër të vogël në Tiranë, por në numër shumë më të madh sot në Prishtinë dhe atë nga nxënësit.
Ata kishin dalë në numër të madh në sheshin kryesor të qytetit të veshur me fanella kuq e zi dhe thërrisnin: “Liri Ballistit”.