Rrugët e Preshevës u mbushën sot me nxënës të shkollave fillore dhe të mesme, duke kërkuar libra shqip.
Protesta në të cilën ishin qindra nxënës pjesëmarrës marshuan paqësisht rrugëve të Preshevës me sloganin “Dua Abetaren time – Duam librin shqip”.
Nxënësit paqësisht protestuan duke u nisur nga gjimnazi “Skënderbeu” shkolla e mesme teknike “Presheva”, të cilët nuk kishin arritur të gjenin përkrahjen e drejtorit Nader Sadikut, drejtor i gjimnazit dhe ai i teknikes, Islam Isufi.
Megjithatë përkrahja nuk mungoi nga profesor dhe zyrtarë të tjerë. Protesta përfundoi para dyerve të Kuvendit Komunal të Komunës së Preshevës dhe nuk pa incidente.
Kjo protestë u organizua pasi që Qeveria serbe vazhdon të mbaj te bllokuar librat shqip donacion nga Kosova për Luginën e Preshevës.