Në intervistën ’60 Minutes’ të televizionit CBS, Presidenti i SHBA-ve Barack Obama ka deklaruar se kandidati republikan Donald Trump nuk do të jetë presidenti i ardhshëm i SHBA-ve.
“Ai është i vetëdijshëm që ka tërhequr vëmendjen e njerëzve. Por, nuk është për t’u befasuar sepse ai që në rini ka qenë karakter i realiteteve televizive,” tha Obama, transmeton Gazeta Blic.
“Megjithatë, unë nuk mendoj se ai do të jetë Presidenti i ardhshëm i SHBA-ve,” shtoi Obama.
Komentet e Donald Trumpit mbi emigrantët dhe çështje të tjera kanë dominuar fushatën e tij, megjithatë sipas sondazheve ai qëndron goxha lart.
“Lidershipi nuk ka të bëjë me intolerancën,” tha Obama.
Obama asnjëherë gjatë intervistët nuk e ka përmnedur emrin e Trumpit, por gjithmonë i është referuar me ‘kandidati republikan.’
Barack Obama i cili është në përfundim të mandatitit të tij të dytë, ka deklaruar se nuk ndjen keqardhje për kufizimin e mandatit.
“Nga njëra anë jam shumë krenar me atë që kemi arritur, por koha ime është duke përfunduar dhe kjo pjesë e jetës do fillojë t’i përket së kaluarës,” tha Obama.