Lajmet e fundit
Obama: E mbështetë opozitën në Siri…

Obama: E mbështetë opozitën në Siri…

Sipas një zyrtari të lartë në administratën e Obamës, presidenti i SHBA-ve Barack Obama i ka thënë ekipit të tij të sigurisë kombëtare se SHBA-ja do të vazhdojë të mbështesë opozitën siriane.

“Presidenti Obama ishte i qartë dhe ne e kemi ndërmend të vazhdojmë përpjekjet tona për të shkatërruar përfundimisht ISIS-in në Siri dhe për të përkrahur opozitën e moderuar siriane,” tha zyrtari i administratës Obama, transmeton Gazeta Blic.
Shtëpia e Bardhë ka pasur shumë takime të sigurisë kombëtare gjatë kësaj jave në të cilat takime është diskutuar situata në Siri, shton zyrtari.

Angazhimi i Obamës për të vazhduar mbështetjen e forcave luftarake opozitare në Siri, vjen pas ndërhyrjes së Rusisë në luftën civile atje.
Sekretari amerikan i mbrojtjes, Ashton Carter, ka deklaruar se vala e parë e sulmeve ajrore ruse ‘ka ndodhur në zonat që nuk ishin nën kontrollin e ISIS’it’, ndërsa Moska e ka mohuar një gjë të tillë, transmeton Gazeta Blic.

Obama ka deklaruar se është i gatshëm të bashkëpunojë me homologun e tij rus Vladimir Putin në lidhje me situatën në Siri, por kushti i vetëm është largimi i Assadit nga pushteti, ndërsa Rusia ende mbetet kundër kërkesës së SHBA-ve në lidhje me Assadin.

Përkundër të gjitha kritikave, Rusia ka vazhduar të sulmojë shënjestat e saj, për të katërten ditë rradhazi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.