residenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama ka dalur me një deklarim për popullin e tij pas situatës së krijuar nga kërcënimet terroriste.
Obama këtë gjë e pa mjaft të arsyeshme përderisa tashmë festat e fundvitit janë duke u afruar, e amerikanët kanë filluar edhe të frikësohen nga dicka e tillë.
‘’Shkoni të kryeni punët tuaja të gjithë për festën e Ditës së Falënderimeve’’
Këto fjalë i tha Presidenti Obama, menjëherë pas valës së sulmeve në Paris e që krijuan shumë panik gjithandej, transmeton Klan Kosova.
Presidenti Obama informoi popullin e tij gjithashtu se ende nuk ka ndonjë informacion të besueshëm që dikush ka kërcënuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndonjë sulm terrorist ndërsa posa të kuptohet se ka dicka të tillë menjëherë autoritetet tona do të iu informojnë transmeton Klan Kosova