Presidenti amerikan, Barak Obama e ka përshëndetur fuqinë ekonomike e ushtarake si dhe lidershipin amerikan, por ka paralajmëruar kundër bërjes së Shteteve të Bashkuara “polic të botës” në kuptim të ndryshimit të rendit botëror.
Duke folur të martën mbrëma gjatë adresimit të tij të fundit para kombit, Obama është përpjekur t’i demaskojë disa retorika të zjarrta që kanë karakterizuar fushatën zgjedhore para zgjedhjes së tij. Si pasardhës i George W. Bush, ai ishte i hapur në përdorimin e gjuhës kur ka folur për luftën amerikane ndaj terrorizmit.
“Nëse keni dyshim në përkushtimin e Amerikës – ose timin – për të parë se ka pasur drejtësi, pyetni Osama Bon Ladenin”, ka thënë Obama.
“Kur ju vini pas amerikanëve, ne shkojmë pas jush. Kjo mund të marr kohë, por ne kemi memorie të madhe dhe arritjet tona nuk kanë kufij”, ka shtuar ai.
Fjalimi vjetor para Kongresit ishte i fundit për zotin Obama në cilësinë e presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe ishte një mundësi për t’i përmbledhur arritjet e shmangur kritikat gjatë udhëheqjes së tij.