Presidenti amerikan Barack Obama ka vizituar skenën e sulmit në teatrin Bataclan në Paris, menjëherë pas arritjes në kryeqytetin francez për të marrë pjesë në samitin e ndryshimeve klimatike të OKB-së.
I shoqëruar nga homologu i tij francez, Francois Hollande dhe Kryetarja e Bashkisë së Parisit Anne Hidalgo, ai vendosi një trëndafil të bardhë në vendin ku u vranë 90 vetë.
Pas vendosjes së trëndafilit, Obama qëndroi në këtë vend në heshtje dhe me kokën e përkulur.
Me rastin e vizitës së këtij të fundit, siguria është ngritur tejmase në Francë.
Ndryshe, rreth 150 udhëheqës botërorë marrin pjesë në samitin e ndryshimeve klimatike që hapet sot, raporton Reuters, transmeton Klan Kosova.