Presidenti i Amerikës, Barack Obama, ka ftuar të gjitha nivelet e pushtetit të merren seriozisht me fenomenin e sulmeve vrastare që po ndodhin.Ai ka thënë se pushteti duhet të merret seriozisht me sulmin e fundit në San Bernardino të Kalifornisë që ka lënë, siç raportohet, disa të vdekur dhe 20 të lënduar.
«Nuk i dimë akoma motivet e sulmuesve, por e dimë që ka iniciativa për të siguruar më shumë amerikanët dhe këtë duhet ta bëjmë me të gjitha nivelet e pushtetit për të mos lejuar që këto sulme të konsiderohen si normale», ka thënë ai për CBS News.