Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka bërë të ditur se ushtria amerikane në Afganistan do të qëndrojë atje deri në fund të vitit 2016, raporton NYT, transmeton Gazeta Blic.
Obama ka deklaruar se misioni i forcave amerikane ‘nuk do të ndryshojë’ dhe se trupat ushtarake amerikane në Afganistan do të vazhdojnë të mbështesin operacionet kundër terrorizmit.
Obama ka shtuar se rreth 5,500 trupa në Afganistan do të vazhdojnë të qëndrojnë atje edhe pas janarit të vitit 2017, transmeton Gazeta Blic.
Sipas tij, misioni i tyre mbetet i njejtë, trajnimi i trupave afgane.
Obama ka deklaruar se ky vendim është parë si i nevojshëm pasi në disa zona të Aganistanit, situate e sigurisë është e brishtë dhe se ende egziston rreziku i përkeqësimit.