Gjykata Kushtetuese nuk është shpërngulur nga objekti i saj tek pallati i drejtësisë, dhe kjo mund të jetë një prej arsyeve pse kosovarët nuk mund të lëvizin pa viza.
Kështu u shpreh zëvendëkryeministri Hashim Thaçi në Zonën B, i cili tregoi se një prej kritereve për viza është bartja e Gjykatës Kushtetuese tek pallati i drejtësisë.
Njëjtë sikurse Thaçi deklaroi edhe kryeministri Isa Mustafa.
Kurse zëdhënësja e Avokatit të Popullit, Majlinda Lulaj, është shpreshur se ky institucion është në pritje prej vitit 2012 që Gjykata Themelore të zhvendoset.
Mirëpo Gjykata Kushtetuese nuk ka dashur të jap asnjë prononcim nëse do të zhvendosen në pallatin e drejtësisë.