Lajmet e fundit

Obligimet ndaj veteranëve do të kryhen shumë shpejt

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka mohuar mundësinë e shpërdorimit të fondit për veteranët e UÇK-së.

Ai ka bërë me dije se shumë shpejt Qeveria e Kosovës do t’i kryejë obligimet financiare ndaj veteranëve.

Sipas tij, vonesat për pensionet retroaktive për këtë kategori kanë ndodhur për shkak të numrit të madh të veteranëve.

Abrashi ka treguar se për gjetjen e një zgjidhje janë duke punuar me Ministrinë e Financave.

Ai ka thënë se do ta realizojnë edhe takimin me përfaqësuesit e OVLUÇK-së të cilët ka një kohë që kanë kërkuar takim me drejtuesit e qeverisë./Epoka e Re/

Leave a Reply

Your email address will not be published.