Lajmet e fundit

O’Connell: Asociacioni nuk ka qenë kusht i BE-së (VIDEO)

Ambasadori tha se Asociacioni nuk ka qenë kush i Bashkimit Europian.

“Çështja e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi është çështje bilaterale. Pra ne nuk kemi interes për të kërkuar diçka prej Kosovës. Por gjithashtu, unë mendoj që, për t’u krijuar një kulturë e mirë politike në Kosovë gjithçka duhet të diskutohet me fakte”.

“Kam thënë edhe më parë, unë nuk shoh asnjë rrezik nga Asociacioni sepse numri i serbëve në Kosovë është shumë i vogël dhe kompetencat e Asociacionit nuk janë të mëdha”.

“Por ky nuk ka qenë kusht nga BE-ja për anëtarësim. Kusht është përmirësimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”.

“Kuptohet që marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë nuk janë normale. Por duhet të jemi të kujdesshëm që ta ruajmë së paku dialogun sepse unë nuk shoh rrugë tjetër”.

“Ne besojmë që Kosova duhet dhe mund të marr përgjegjësinë e plotë për zhvillimin e saj”.“Por është shumë e rëndësishme të kuptohet që situata e Kosovës është “e veçantë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.