Lajmet e fundit
O’Connell fajëson Qeverinë për tërheqjen e investimeve të huaja

O’Connell fajëson Qeverinë për tërheqjen e investimeve të huaja

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka thënë se për qytetarët problem kryesor është papunësia dhe ka kërkuar nga të gjithë që të fokusojnë energji më shumë në zgjidhjen e këtij problemi.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku ka paraqitur nënshkrimin e një marrëveshje mes Ambasadës britanike dhe Odës Ekonomike të Kosovës për udhërrëfyesin për investitorë, ka fajësuar Qeverinë e Kosovës dhe institucionet tjera relevante për mungesën e investimeve të huaja.

“Është e qartë për qytetarët e Kosovës se papunësia është problemi numër një. Aty duhet të fokusohet energjia. Qeveria e Kosovës është përgjegjëse për zhvillimin ekonomik të vendit. Si Ambasador britanik, jam i lumtur që përkrahim nismën, e KIESA-as dhe Odës Ekonomike të Kosovës.

Investitorët janë shumë thjeshtë për t’u kuptuar. Ata investojnë aty ku mund të gjenerojnë profit. Rruga e cila duhet ndjekur për tërheqjen e investitorëve është e ditur. Mjafton vullneti politik, gjyqësori i vendosur dhe i rreptë ndaj shkelësve të ligjit, dhe politika të mira të mbështetjes pas investimit. Pako e re fiskale, tregon se po hapet shtegu për tërheqjen e investitorëve të rinj”,ka shkruar ambasadori O’Connell.

Leave a Reply

Your email address will not be published.