Lajmet e fundit

O’Connell: Mos i ndodhtë kujt, ajo që u ndodhi grave kosovare

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se, është ndjerë shumë i prekur nga ajo që ka parë në dokumentarin “Mendoj për Ty”, në të cilin shpalosen fatet e viktimave të dhunës seksuale, nga lufta e fundit në Kosovë, njofton Klan Kosova.

“O zot, ajo që iu ndodhi grave në Kosovë, të mos i ndodhë më kurrë askujt”, ka shkruar O’Connell, duke shtuar se “ishte më të vërtetë prekëse të jem në premierën e këtij dokumentari të jashtëzakonshëm”.

O’Connell shkruan se “projekti i mrekullueshëm i Alketa Xhafa-Mripës u ka bërë me dije grave të dhunuar gjatë luftës se ato kanë mbështetje”.

“Ky film tregon se si një ide e vetme mund të shndërrohet, jo vetëm në një pjesë arti, pro në një lëvizje rreth e përqark Kosovës dhe më tej, për t’iu dhënë viktimave të dhunës seksuale një zë, mbështetjen ton, dhe shpresojmë se duke ngritur zërin tonë mund t’i kursejmë të tjerët nga një fat i tillë”, përfundon shkrimi i ambasadorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.