Duke besuar në parimet e ekonomisë të tregut të lirë dhe parimin e mbrojtjes së konkurrencës fer në treg, OEK konsideron që trajtimi dhe luftimi i kontrabandës do të ndikojë pozitivisht në zvogëlimin e ekonomisë joformale, që parqet parakusht për integrime evropiane dhe ka ndikime enorme pozitive në përmirësimin e imazhit të vendit dhe rritjen e atraktivitetit për investime të huaja.
Në vijim të informacioneve për angazhimet e suksesshme të Task Forcës për luftimin e kontrabandës në tërë territorin e vendit, me theks të veçantë për mallrat të cilat kalojnë përmes veriut, OEK thekson mbështetjen e plotë për këto aktivitete të suksesshme të institucioneve përkatëse për zbatimin e ligjit, përfshirë Doganat e Kosovës, Administratën Tatimore të Kosovës, Policinë e Kosovës, Prokurorinë e vendit dhe mbështetjen institucionale nga Qeveria e Republikës të Kosovës.
Duke besuar në parimet e ekonomisë të tregut të lirë dhe parimin e mbrojtjes së konkurrencës fer në treg, OEK konsideron që trajtimi dhe luftimi i kontrabandës do të ndikojë pozitivisht në zvogëlimin e ekonomisë joformale, që parqet parakusht për integrime evropiane dhe ka ndikime enorme pozitive në përmirësimin e imazhit të vendit dhe rritjen e atraktivitetit për investime të huaja.
Njëherit Oda Ekonomike e Kosovës shpreh gatishmërinë e plotë të komunitetit të biznesit, që përmes komunikimit dhe ngritjes të vetëdijesimit te ndihmojë direkt çdo aktivitet që ka synim luftimin e ekonomisë joformale dhe krimit të organizuar në tërë territorin e vendit. Gjithashtu ftojmë bizneset që të jenë bashkëpunuese, sidomos përmes ofrimit të informatave kredibile që mund të identifikojnë çdo aktivitet jo-ligjor që dëmton konkurrencën e lirë në treg.
Gjithashtu ftojmë institucionet dhe bizneset që të shfrytëzojnë Këshillin e përbashkët të sapoformuar, me përbërje të Doganave, Administratës tatimore dhe shoqatave të biznesit dhe të përkrahur nga Ministria e Financave, në drejtim të krijimit të platformave afatgjata që adresojnë në mënyrë të vazhdueshme çështjet e ekonomisë joformale dhe krimit te organizuar në ekonomi”, thekson OEK.