Në vazhdën e reagimeve ndaj skeçit të grupit humoristik Stupcat, Hafir Hoxha, njëri nga oficerët e parë shqiptar dhe ish-Komandant i UÇK-së, u ka dhënë edhe njëherë të drejtë humoristëve, duke numëruar disa nga arsyet.
Kujtojmë se Komandanti Hafir Hoxha, kishte hequr dorë nga statusi i veteranit, pikërisht për shkak të parregullsive të shumta që ishin bërë gjatë procedurave të njohjes së statusit.
Më poshtë i gjeni arsyet se përse ai mendon se stupcat kanë të drejtë:
STUPCAT mirë e kan , ja pse
1. Këtë çka e tregojnë nuk e kanë shpikur vet por e kanë dëgjua nga populli dhe nga ish luftëtarët dhe pjesëtarët e UÇK-së.
2. Shumica e milionerëve të sotëm në Kosovë janë ata që e kanë menagjue fondin e 3% dhe atë Vendlindja thërret e që kurrë nuk dhanë llogari sa ishin ato fonde si dhe ku u shpenzuan .
3. Shumica e milionereve të sotëm janë ish udhëheqës të UÇK-së e që para luftës së vitit 1998 nuk kishin asnjë lloj pasurie .
4. Shumica e milionerëve të sotëm janë lider politik që bashkë me ish “komandantët” e UÇK -së e kanë privatizuar ( vjedhur) tërë pasurin e Kosovës, industrinë, fabrikat, teknologjinë, kooperativat bujqësie dhe tokat e punës, ndërmarrjet banesore dhe objektet afariste .
5. Tërë këta milionerë të Kosovës sot i kontrollojnë Universitetet , Akademinë e Shkencave, Media , Gjykatat , Policinë dhe janë mbi ligjin , e kushdo që ren keqpërdorim të tyre dhe ankohet ndaj tyre i bjen se ankohet tek ta !
6. Të gjithë këta milioner sot e kontrollojnë Importin/ eksportin ( doganat) i kontrollojnë edhe ato pak ndërmarrje publike shoqërore , këta i kontrollojnë ( e shit blejnë votat dhe funksionet politike ) këta e vendosin se kush do te fiton në zgjedhje ” të lira” këta e vendosin se kush do te jetë delegat dhe funksionar edhe nga partitë e tyre pa marrë parasysh sa vota ka !?
7. Të gjithë këta lider politik dhe të ish UÇK-së e din fort mirë ose munden ti zbardhin shumë shpejtë të gjitha vrasjet misterioze që kanë ndodhur gjatë dhe pas luftës , por nuk dëshirojnë sepse këta kanë gisht në to .
8. Të gjitha këto që i përmenda i din qytetarët , e din populli por sja vlen as me folë, as me u ankue sepse ski kujtë i tregon as ku ankohesh !!!Mbetet vetëm me bërë humor më këto gjera siç po bëjnë Stupcat e logjike që po ata hajna kujt është didikue ky humor i vërtet dhe i hedhur do të reagojnë në format e tyre që ata e din fort mirë dhe kanë eksperiencë që tu a mbyllur gojën Stupcave dhe dëshmitarëve dhe kritikëve të kësaj gjendje .
9. Me këto skeçe aspak nuk njolloset UÇK-ja, askush atë nuk mundet ta njillos as ta mposhtë sepse ajo ishte e popullit , ishte popull , ishte e shenjtë dhe gjaku i dëshmorëve herdo kurdo frymën do të javë zë atyre që i keqpërdorën dëshmorët , përfituan nga gjaku i tyre dhe sot krimet dhe marrëzirat e tyre tentojnë ti mbulojnë me emblemën e UÇK-së , këtë luftëtari , pjesëtari i UÇK-së nuk do ta lejon . LAVDI DËSHMORËVE .